All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vjosa Osmani në 4 shtator në Shqipëri, takim me Begajn, zbardhet agjenda

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 09:16 | Politikë
Vjosa Osmani në 4 shtator në Shqipëri, takim me Begajn, zbardhet
All - Paragraf - 1

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore homologen e tij në Kosovë, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani pritet të mbërrijë në Shqipëri, në datat 4-5 shtator.

Presidenca ka zbardhur axhendës, ku vizita do të nisë me një pritje zyrtare, për të vijuar takimin mes 2 delegacioneve si edhe do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për mediat.

All - Paragraf - 3

Nga sa njoftohet, Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Agjenda
04 shtator 2023

10:00 - Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

All - Paragraf - 6

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos