Nga foltorja e Kuvendit, presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova me Serbisë do të dialogojë vetëm për njohjen e ndërsjellë. Kritike u shpreh edhe për taksën e Rrugës së Kombit që shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të paguajnë, të cilën e quajti një barrierë mes dy vendeve motra. “Ftoj përfaqësuesit politikë, ata që janë sot këtu në këtë dhomë dhe ata që janë jashtë saj që ta kultivojnë këtë besim qytetar. Si të përzgjedhur të popullit, duhet të kujdesen që vullneti i qytetarëve të realizohet. Që Shqipëria këtu dhe Kosova të jetë vend i qytetarëve të saj, që dallimet politike apo kulturore të jenë shtysë për kohezion nacional. Dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne jemi të angazhuar të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje, e të dënohet dhe jo të shpërblehet. Këtë duhet ta themi me zë të lartë. Ky Kuvend t’i bashkohet rezolutës së Kuvendit të Kosovës që ta dënojë gjenocidin serb. (A2 Televizion)
Vjosa Osmani në Tiranë: Dënoni Serbinë, Kosova s’ka nevojë për tra
