Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 11:40 | Kronikë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23

Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Sipas Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për lirimin e rrugës, protestuesit vijuan të pengonin lëvizjen e mjeteve. Dhe në zbatim të Aktit Normativ secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 23 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 23 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos