Vllaznia bën prapakthehu, Brdaric konfirmohet në krye të stolit

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 12:33 | Futboll
Vllaznia bën prapakthehu, Brdaric konfirmohet në krye të stolit

Thomas Brdaric do të vijojë të qëndrojë në detyrën e trajnerit të Vllaznisë.

Ditën e djeshme u përfol se gjermani u largua për rezultate të dobëta, pas vetëm 1 fitoreje në 9 ndeshjet e fundit.

Sipas burimeve, vendimtare ishte ndërhyrja e lojtarëve të Vllaznisë, që kanë pranuar te drejtuesit se pjesa më e madhe e përgjegjësisë për ecurinë e dobët janë ata.

Donatori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, deklaroi: "Thomas Brdaric konfirmohet në krye të stolit, trajneri ka besimin e skuadrës. Natyrisht që ecuria e fundit nuk na kënaq dhe presim reagim". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos