Olimpiada, përfundon garimi i Delilajt në qitje, vendi i parafundit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 07:31 | Sporte të tjera
Olimpiada, përfundon garimi i Delilajt në qitje, vendi i parafundit

Qitësja Manuela Delilaj e ka mbyllur Olimpiadën me garën e saj të dytë atë me pistoletë me precizion nga largësia 25 metra. Qitësja 55-vjeçare e përfundoi garimin e saj në vendin e 43.

Nuk ishte një garë e mirë për sportisten shqiptare të qitjes, që grumbulloi 9.333 pikë, duke lënë si përfundim pas vetes, vetëm sportisten japoneze.

Pak ditë më parë, Delilaj garoi edhe në 10 m pistoletë me ajër, ku zuri vendin e 37-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos