Real Madrid, “manita” botërore

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 21:58 | Futboll

Real Madrid ka fituar Botërorin e Klubeve me një triumf bindës në finale, ndaj Al Hilal, ekip i Arabisë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti 5-3 kundërshtarin që kishte mundur në gjysmëfinale Flamengon, për të ngritur në qiell trofeun e 8 botëror në histori.

Vinicius Jr. (2), Federico Valverde (2) dhe Karim Benzema ishin autorët e golave për madrilenët, ndërsa për sauditët shënuan Marega dhe Vietto (2).

Ky është trofeu i parë për këtë vit i Real Madrid, pasi në Superkupën e Spanjës u mundën nga Barcelona në finale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/11/mesfushori-qe-i-shpetoi-vendin-e-punes-trajnerit-ancelotti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos