
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se janë gjetur eshtra të një personi në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës.
Mësohet se policia ka marrë një telefonatë nga shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen "Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. (A2 Televizion)