Vlorë, prag viti akademik, studentët në dhoma dyshe e me protokoll anti-COVID

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 11:37 | Sociale

Nëntori do të sjellë në dyert e qytezës Studenti të Vlorës 240 studentë të cilët kanë depozituar kërkesën për akomodim në konviktet e këtij institucioni. Ndryshe nga vitet e tjera, ky fillimviti akademik ka në qendër të vëmendjes përballimin e situatës së pandemisë.

Kjo është edhe sfida e administratës së qytetit të studentit të Vlorës, e cila ka marrë masa si për akomodimin me numër të vogël studentësh në dhoma, ashtu edhe me procedurat se si do të veprohet nëse ndonjë nga studentët e akomoduar do të rezultojë i infektuar me COVID-19.

Alketa Selmanaj, drejtoreshë e qytezës Studenti

Janë marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur qoftë studentëve, qoftë situatës ku jemi. Në rast se kemi një student me COVID, personi do të izolohet ose do të shkojë në shtëpi, nuk do të mbyllet konvikti për një të infektuar”, thotë Alketa Selmanaj, drejtoreshë e qytezës Studenti.

Konvikti i Vlorës ka 120 dhoma dhe këtë vit akademik do të strehojë 240 studentë, që kanë zgjedhur universitetin e Vlorës për studimet e larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos