All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Manastirliu në qendrën shëndetësore Laprakë: Shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike, shmangni fluksin në QSUT

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 15:19 | Sociale
Manastirliu në qendrën shëndetësore Laprakë:
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndetësore të Tiranës që do të shërbejë 24 orë për urgjencat pediatrike, për të përballuar fluksin në sezonin e vjeshtë-dimrit.

“Duke filluar nga 1 tetori, katër qendra shëndetësore në Tiranë që do të ofrojnë, me ekipe të përforcuara, shërbim ditë-natë për përballimin e periudhës së vjeshtë-dimrit për urgjencat pediatrike. Me vendimin tonë për të garantuar shërbimin 24 orë pa ndërprerje afër vendbanimit, synojmë të shmanget fluksi në QSUT gjatë natës”, tha Manastirliu.

All - Paragraf - 3

Duke garantuar se shërbimi në qendrat shëndetësore 24-orëshe ofrohet i plotë dhe me cilësi, Manastirliu bëri këtë apel për prindërit.

“Një apel për të gjithë prindërit, mos i dërgoni fëmijët direkt në QSUT, por drejtohuni pranë qendrave shëndetësore afër vendbanimit. Dhe është mjeku juaj pediatër që e vlerëson nëse ka nevojë për trajtim në QSUT. Duhet të shmangim sa më shumë flukset në QSUT, sidomos në këtë periudhë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se sistemi po organizohet për vaksinën e gripit, sipas një plani të detajuar.

All - Paragraf - 6

“Po bëhen gati edhe për vaksinën e gripit, e cila këtë vit do të ketë shumëfishim të dozave krahasuar me vjet, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve, por edhe të gjithë grupeve të rrezikuara”, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës do të jenë me shërbim të përforcuar duke filluar nga data 1 tetor, përgjatë gjithë periudhës së vjeshtë-dimrit. Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Wilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut do të ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos