
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë, ku një makinë, pasi ka dalë jashtë rruge, është rrotulluar për disa metra në trotuar para se të ndalojë e përmbysur. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar të gjithë incidentin, por nuk ka informacion çfarë ka bërë që shoferi të humbë kontrollin e mjetit. Deri tani, nuk raportohet për të lënduar në njerëz. (A2 Televizion)