Vodhën nën kërcënimin e kallashnikovit biznesin në Durrës, në pranga dy autorët e dyshuar

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 09:37 | Kronikë

Policia në Durrës ka vënë në pranga dy persona që dyshohet se vodhën nën kërcënimin e armës një biznes në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e gjashtë janarit në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar. Bëhet e ditur se në pranga është vënë O. M., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve si dhe E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se nën kërcënimin e kallashnikovit që mbahej nga 35-vjeçari, të dyshuarit kanë marrë rreth 15.000 lekë të rinj xhiro ditore nga dyqani.

Në cilësinë e provës, policia sekuestroi automjetin dhe veshjet që përdorën dy grabitësit gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur zbardhja edhe për dy vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga dy të arrestuarit.

Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, ata dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e një qytetareje me iniciale E. S. një shumë parash dhe më 27 dhjetor, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e një qytetari tjetër. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/06/grabitet-dyqani-me-produkte-ushqimore-ne-durres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos