Vodhi makinën bashkë me fëmijën 4 vjeç, autori kthehet te nëna dhe i jep “leksion”

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 22:23 | Bota
Vodhi makinën bashkë me fëmijën 4 vjeç, autori

Policia në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë publike një ngjarje me të vërtetë të veçantë.

Ata janë vënë në kërkim të një personi, për të cilin bënë të ditur se vodhi një makinë, së bashku me një fëmijë në vendin e pasmë, ndërsa më pas e ktheu automjetin, duke qortuar nënën e fëmijës.

Vjedhja e makinës ndodhi jashtë një dyqani në Beaverton të shtunën, kur nëna e la makinën ndezur së bashku me fëmijën në vendin e pasmë, tha policia.

Sapo nëna u fut në dyqan, autori mori automjetin dhe u largua, por shpejt e kuptoi se në pjesën e pasme ishte fëmija vetëm 4 vjeç. Ai e riktheu makinën, por nuk u largua pa e qortuar nënën, sipas policisë së Beaverton.

“Ai në të vërtetë i dha një leksion nënës për lënien e fëmijës në makinë. Madje e kërcënoi atë se do të thërriste policinë”, tha zëdhënësi i policisë në Beaverton, oficeri Matt Henderson.

Autori urdhëroi nënën të merrte fëmijën para se të largohej me makinën e vjedhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos