Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh po ashtu se nuk do të lejohet shembja, ndërsa shtoi se kur PD të vijë në pushtet Teatri do të rikonstruktohet. “Edi Rama po provokon artistët, qytetarët dhe opozitën. Teatri Kombëtar nuk do të shembet me çdo kosto. Teatri ekzistues nuk do të prishet. Kur PD të vijë në pushtet Teatri nuk do të prishet, por do të rikonstruktohet”, tha Vokshi. (A2 Televizion)
Vokshi: Do ta mbrojmë me çdo kosto teatrin
