Vokshi jep detaje për votimin në primaret e PD: Proces transparent

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 11:21 | Politikë
Vokshi jep detaje për votimin në primaret e PD: Proces transparent

Asnjë prej 7 kandidatëve të primareve për Tiranën nuk ka marrë 50% plus 1% të votave dhe kjo e çon garën e primareve në PD në balotazh, mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, i cili është caktuar në datën 11 dhjetor. Kryetarja e Komisionit të Organizimit e Kontrollit të Operacioneve elektorale, Albana Vokshi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e votimit të primareve për të gjitha degët. Sipas saj, procesi ishte transparent dhe në prani të mediave.

“Numërimi është bërë i përqendruar, ka filluar pak vonë pasi u pritën të gjitha kutitë e degëve të Tiranës numërimi është bërë në 6 tavolina. Në secilën tavolinë kanë qenë numërues, kryetarët dhe sekretarët e degëve. Në secilën tavolinë secili nga 7 kandidatët të caktonte një vëzhgues dhe nëse kishte ankesa ato adresoheshin te Komisioni Qendror i Numërimit. Është numëruar në prani të mediave live në Facebookun e kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe PD-së. Ka qenë proces transparent. KQN bën me dije se numri total i votuesve për primaret në Tiranë ka qenë 8470, të vlefshme 8441 dhe të pavlefshme 29.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Belind Këlliçi – 4040 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Gert Bogdani – 1819 vota

Julian Deda – 157 vota

Adriana Kalaja – 128 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Të pavlefshme – 29 vota

Votues gjithsej – 8470

Vokshi theksoi se kanë mbërritur thuajse të gjitha kutitë dhe priten ato pak kuti nga degët më të largëta, ndërsa njoftoi se gjatë ditës do të bëhen të ditura për të gjitha rezultatet e degëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos