
Vajzat Partizanit në volejboll nuk ja kanë dalë të marrin një biletë për grupet e Champions League.
Kampionet e Shqipërisë u mundën në Tiranë nga hungarezet e Vasas. U desh një fitore në shifrat 3 me 0 ose 3 me 1 për ta çuar ndeshjen në shtesë, por pavarësisht edhe mbështetjes së madhe të tifozëve kjo gjë nuk u arrit. Në fund, hungarezet fituan 3-0, me sete 25-19, 25-17 dhe 25-16.
Partizani do të luajë tashmë në kompeticionin e dytë të klubeve për nga rëndësia, në atë të CEV CUP. (A2 Televizion)