Von der Leyen: Deri në korrik do të vaksinohen 70% e të rriturve të BE. EMA nuk kufizon përdorimin e AstraZeneca

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 16:59 | Bota
Von der Leyen: Deri në korrik do të vaksinohen 70% e të rriturve

"Falë partnerëve të fortë dhe të besueshëm si Pfizer dhe BioNTech, vaksinimi në BE po ecën me ritme të shpejta”. Kjo u deklarua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Unë kam besim se do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të gjithë të rriturve evropianë deri në korrik", shtoi ajo.

Ndërkaq Agjencia Europiane e Barnave ka rekomanduar vazhdimin e administrimit të një doze të dytë të vaksinës AstraZeneca midis 4 dhe 12 javësh pas administrimit të së parës. Sipas EMA-s bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat, duke specifikuar se "përfitimet e vaksinimit rriten me rritjen e moshës dhe normave të infeksionit".

EMA konfirmon se vaksina “është efektive në parandalimin e shtrimeve në spital, pranimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe vdekjet për shkak të Covid-19. Efektet anësore më të zakonshme janë përgjithësisht të lehta ose të moderuara dhe përmirësohen brenda disa efektet anësore më serioze janë raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të pazakontë me trombocite të ulëta, që vlerësohet të ndodhë në një në 100,000 njerëz të vaksinuar. Njerëzit duhet të kërkojnë kujdes mjekësor nëse kanë simptoma ".

EMA kujton se vendimi përfundimtar varet nga autoritetet kombëtare, megjithatë, janë "autoritetet kombëtare që marrin në konsideratë faktorë të tjerë dhe si të përdorin më mirë vaksinat".

Lidhur me një analizë gjinore, "të dhënat e disponueshme për vaksinën e AstraZeneca në të gjithë BE-në ishin të pamjaftueshme". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos