Von der Leyen: Kosova dhe Serbia të zbatojnë udhërrëfyesin që kanë rënë dakord

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 10:40 | Kosova
Von der Leyen: Kosova dhe Serbia të zbatojnë udhërrëfyesin

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Vilnius reagoi dhe në lidhje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Zyrtarja e lartë europiane përsëriti thirrjen drejtuar Serbisë dhe Kosovës që të shtensionojnë situatën dhe të ulen në diskutime për zbatimin e udhërrëfyesit për të cilin kanë rënë dakord.

“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes. U bëj thirrje të dyja palëve të depërshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore. Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Mbrëmjen e kaluar, qeveria e Kosovës bëri me dije se është arritur akordi me BE-në për uljen e tensioneve në veri, i cili nis me reduktimin e forcave policore dhe vijon me shpalljen e zgjedhjeve të reja në 4 komunat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos