Von der Leyen për Samitin e Ballkanit, flet për paketën 1 mld euro

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 12:44 | Politikë
Von der Leyen për Samitin e Ballkanit, flet për paketën 1 mld

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me punimet që u mbajtën në Samitin e Berlinit, ku morën pjesë dhe liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shefja e KE-së e vendos theksin te bisedimet në sektorin energjetik, ku tregoi edhe njëherë për paketën 1 miliardë të akorduar nga BE-ja për t’i ardhur në ndihmë për të përballuar dimrin.

“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, shkruan Ursula von der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos