Vonesat e tamponëve, Manastirliu për A2: Kemi pasur një mbingarkesë të sistemit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 15:26 | Aktualitet
Vonesat e tamponëve, Manastirliu për A2: Kemi pasur një

Gazetari i A2, Armend Pire, pyeti ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me vonesë ne përgjigjeve të tamponëve gjatë ditëve të fundit.

Manastirliu pranoi se në këtë periudhë ka pasur një fluks të madh, si dhe një ngarkesë të sistemit, për të cilën ajo u shpreh se tashmë është zgjidhur.

“Ka 100% transparencë për përgjigjen e tamponëve. Është e rëndësishme që në ngjarje të tilla, duhet të ketë transparencë. Vetëm kështu ne mund t’ia dalim ndaj këtij virusi. Është e vërtetë, ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm tamponësh. Nëse në qershor ne bënim 8800 tamponë, në tetor ne kemi bërë 37 mijë. Po vijojmë edhe në muajin nëntor. Ka një standard deri në 72 orë. Laboratorët tanë janë duke punuar 24 orë në ditë. Në disa ditë ka pasur një mbingarkesë të sistemit, por e kemi zgjidhur edhe me testet e shpejta”, u shpreh Manastirliu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/10/vonesat-e-tamponeve-pacientet-detyrohen-ta-verifikojne-covid-ne-rruge-te-tjera/

A2 CNN Livestream

Latest Videos