
Vonesat e tejzgjatura për analizimin e tamponit çojnë edhe në rezultate false. Kjo do të thotë se një individ edhe pse mund të jetë i prekur me Covid, qëndrimi për ditë të tëra i tamponit pa u analizuar, ul efikasitetin e analizës duke e nxjerrë negativ.
Ekspertë laboratori thonë jashtë kameras për A2CNN se analizimi i tamponeve nuk duhet t'i kalojë 24 orë që nga momenti i marrjes së mostrës.
Ndërsa, për epidemiologun Ilir Alimehmeti nevojitet aplikimi sa më parë i testeve të shpejta. Ky testim do të ulë ditët e pritjes së përgjigjes, kostot e larta dhe izolimin në kohë.
Në këtë periudhë, të rritjes së infektimeve, epidemiologu Alimehmeti, pranon se të sëmurët aktivë po keqorientohen drejt medikamenteve të panevojshme, shpesh dhe atyre pa pullë dhe me kosto shumë të lartë.
Sipas tij, kjo mund të kthehet në dëm të shëndetit madje dhe atij mendor, ndaj ka një apel për të gjithë qytetarët. Me fillimin e dimrit epidemiologu Alimehmeti parashikon rëndim të situatës dhe rritje të infektimeve nga koronavirusi.
Aktualisht, të sëmuret aktivë e kanë kaluar numrin e të shëruarve në 9 muaj pandemi. Vetëm në Tiranë janë mbi 6 mirë të prekur aktiv me koronavirus, ndërsa mbi 12 mijë në të gjithë vendin. (A2 Televizion)