
Përfaqësuesit e Dhomës së Përfaqësuesve kanë vendosur të akuzojnë formalisht presidentin Donald Trump, për trazirat në selinë e Parlamentit, në kryeqytetin Uashington, ku humbën jetën disa persona.
Një vendim historik, ku 222 përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar 10 republikanë, duke tejkaluar kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin, dhe arritur 232 votat.
Akuza është një e vetme, “nxitje e një kryengritjeje”. Është hera e parë që një president amerikan përfundon në një procedurë të tillë si impeachment, dy herë në një mandat.
Për një akuzë formale të Kongresit, që do të çonte në shkarkimin e presidentit, akuza duhet të votohet edhe në Senat, dhe këtu gjerat komplikohen.
Me shumë pak gjasa kreu i Senatit, republikani Mitch Mc Connell do të pranojë të përshpejtojë procedurat, dhe kjo do të thotë që Trump mund të përfundojë me shumë gjasa mandatin e tij si president, dhe akuza formale dhe e paprecedentë mund të vij vetëm në ditët e para të presidentit demokrat Joe Biden.
Në shkurtin e vitit të kaluar, Senati amerikan votoi kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump për akuzat e abuzimit me pushtetit dhe atë të pengimit të punës së Kongresit. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kishin akuzuan presidentin se kishte ushtruar presion ndaj Ukrainës, për të hetuar ish zv.presidentin Biden dhe djalin e tij.
(A2 Televizion)