Votë masive për PS-në, 9 bashkitë ku kandidatët socialistë kanë marrë mbi 70% të votave

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 17:35 | Politikë

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, Shqipëria u ngjyros rozë në pjesën më të madhe të saj, ndërsa në vetëm 6 bashki kandidatët e djathtë kanë siguruar fitoren, e disa të tjera numërime vijon ende.

Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është vota masive ndaj kandidatëve të majtë në 9 bashki të vendit, aty ku nuk pati fare histori. Në këto 9 bashki, kandidatët e majtë kanë arritur të marrin më shumë se 70% përqind të votave, ku për rekord është Tërmet Peçi në Tepelenë, i cili ka arritur të marrë 82,67 përqind të votave.

Një votë masive ndaj së majtës pati edhe bashkia e madhe e Vlorë, aty ku Ermal Dredha mori mbi 70% të votave.

Në fotogalerinë e mësipërme gjeni 9 bashkitë ku kandidatët e majtë kanë marrë mbi 70% të votave.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos