Mbyllet numërimi në Pogradec, kandidati socialist fiton me diferencën më të madhe historike ndaj rivalit

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 17:03 | Politikë
Mbyllet numërimi në Pogradec, kandidati socialist fiton me

Mbyllet procesi i  numërimit edhe në bashkinë e Pogradecit. Ilir Xhakolli kandidat i PS me 17 996 vota merr mandatin e 2-të për drejtimin e bashkisë.

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Zini Tollozhina e ka mbyllur garën me 8123.

Ajo çfarë të bën përshtypje është diferenca prej 9873 votash e Ilir Xhakollit me kundërshtarin e tij politik. Diferencë që është më e madhja në gjithë historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec. Ilir Xhakolli në zgjedhjet lokale të këtij viti ka 900 vota më shumë se në zgjedhjet lokale të 2019-ës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos