Votohet Kryesia e PD, del data e mundshme për protestën e opozitës

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 12:16 | Politikë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur kryesinë e saj. Ish presidenti Bujar Nishani është votëbesuar si kryetar i Këshillit.

Këshilli Kombëtar vendosi:

·   Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.

·   Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.

Sipas burimeve, protesta e opozitës mund të jetë në 20 shkurt, por duhet konfirmuar nga Kryesia.

Votohet Kryesia, lista

Ndërkohë, Këshilli ka votëbesuar kryesinë si më poshtë:

Bujar Nishani – kryetar i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka dhe Edmond Spaho - nënkryetarë

Halim Kosova – kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës

Jemin Gjana – kryetar i Komisionit Zgjedhor

Arben Ristani – Kryetar i Komisioni të Apelimit

Alfred Rushaj – Kryetar i Bordit Financiar

Albana Vokshi – kryetare e LDG

Belind Këlliçi – Kryetar i FRPD (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos