Gjendet motori që përdori vrasësi i Ardian Nikulajt, shumë pranë banesës së porositësit

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 15:11 | Kronikë

Policia e Shtetit njofton se ka gjetur motori e vrasësit të Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva. Sipas njoftimit të policisë, motori u gjet pranë banesës së porositësit të kësaj vrasjeje, Edmond Haxhia.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.”- thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/27/vrasja-e-nikulajt-deshmia-e-nje-vajze-thelbesore-per-zbardhjen-e-ngjarjes-portugezi-pershendeste-ne-shqip-banoret-e-zones/
https://a2news.com/2023/04/20/dalin-pamjet-ky-eshte-momenti-kur-qellohet-me-bresheri-plumbash-biznesmeni-ne-shengjin%ef%bf%bc/
https://a2news.com/video/vrasja-e-ardian-nikulajt-zbulohet-roli-i-secilit-prej-6-te-dyshuarve/
https://a2news.com/2023/04/26/video-ekskluzive-veprimi-i-fundit-i-killerit-portugez-pak-sekonda-para-ekzekutimit-te-ardian-nikulajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos