Vranësira të shpeshta, temperaturat vijojnë të ulen

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 08:32 | Aktualitet
Vranësira të shpeshta, temperaturat vijojnë të ulen

Këtë të shtunës, moti mbetet i paqëndrueshëm, me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, por me reshje të pakta shiu dhe dëborë në zonat malore mbi 900 metra lartësi nga niveli i detit.

Pas mesditës, moti përmirësohet gradualisht, vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut e deborës do të zhvendosen drejt zonave lindore të vendit. Mbrëmja dhe nata sjellin kushte të motit të kthjellet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen gjatë orëve të mëngjesit dhe të mesditës; vlerat minimale dhe maksimale në rang vendi do të luhaten nga -2 në 13-14 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri pas mesditës kur pritet forcim i lehtë i erës në territor, por në hapësirat detare do të arrijë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë në kanalin e Otrantos ku dallgëzimi ngjitet në 5 ballë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos