All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrasës kolumbianë për të ekzekutuar kandidatin për president në Ekuador

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 08:01 | Bota
Vrasës kolumbianë për të ekzekutuar kandidatin për
All - Paragraf - 1

Policia në Ekuador ka arrestuar deri në këto momente 6 persona me shtetësi kolumbiane për vrasjen e kandidatit për president Fernando Villavicencio, i cili u qëllua disa herë me armë ndërsa po largohej nga një takim elektoral në Quito.

I dyshuari kryesor që shkrehu dhe pistoletën, i cili më pas u ekzekutua nga forcat e sigurisë raportohet po ashtu të jetë kolumbian.

All - Paragraf - 3

Situata është ende e tensionuar dhe ministri i Brendshëm, Juan Zapata, deklaroi se hetimet po vijojnë me intensitet deri në gjetjen e porositësve të këtij krimi të urryer.

Më herët gjatë ditës, ishte karteli i drogës Los Lobos ai që mori përgjegjësinë e sulmit ndaj kandidatit për president.

Një kritik i zëshëm i krimit të organizuar, Villavicencio ishte një nga të paktët kandidatë presidencialë që denonconte lidhje mes krimit dhe zyrtarëve qeveritarë.

All - Paragraf - 6

Presidenti Guillermo Lasso tha se vrasja ishte një përpjekje për të sabotuar zgjedhjet. Ai deklaroi se votimi do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 20 gusht, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos