Vrasja e 20-vjeçares britanike në Athinë, arrestohet një person i dyshuar si një nga autorët e krimit makabër

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 14:06 | Ballkani

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një person, i cili dyshohet se është një nga autorët e grabitjes dhe më pas vrasjes së 20-vjeçares me origjinë britanike në Athinë, Caroline Crouch.

Identiteti i personit të arrestuar nuk është bërë i ditur, por sipas “Daily Mail”, ai është një shtetas gjeorgjian i kapur pranë kufirit me Bullgarinë. Ai dyshohet se është një nga autorët e një tjetër grabitje të dhunshme në një shtëpi në Athinë, pranë vendit ku u vra Caroline Crouch, në sytë e vajzës së saj 11-muajshe. Burime nga policia kanë bërë të ditur se analizat e ADN-së tregojnë se ai është një nga 5 personat që lidhën çiftin dhe pastruesen e tyre në një tjetër ngjarje të ndodhur në 7 mars.

Kjo shtëpi është vetëm 20 minuta larg nga Glyka Nera, ku u vra Caroline, ndërsa bashkëshorti i saj u lidh nga autorët për të mos reaguar.

Policia ka ofruar 300 mijë euro shpërblim për ata që do të ofrojnë informacione mbi autorët e ngjarjes së ndodhur ne periferi të Athinës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/14/vrasja-e-20-vjecares-ne-greqi-shqiptare-mund-te-jene-perfshire-ne-ngjarjen-makabre/
https://a2news.com/2021/05/11/vrasje-barbare-20-vjecarja-britanike-ekzekutohet-ne-athine-policia-jep-300-mije-euro-per-zbulimin-e-autoreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos