Vrasja në Vlorë i kalon Krimeve të Rënda, 10 persona të shoqëruar për vdekjen e 34-vjeçarit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 09:11 | Kronikë
Vrasja në Vlorë i kalon Krimeve të Rënda, 10 persona të

Vrasja e 34-vjecarit ditën e djeshme në Vlorë i ka kaluar Krimeve të Rënda.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se policia po heton në dy pista kryesore: atë të ndonjë konflikti banal ose të mëhershëm, por edhe atë të motiveve familjare.

Sakaq, për ekzekutimin e 34-vjeçarit policia ka mbyllur ekspertizën e vendit të punës, në fabrikën ku prej vitesh punonte. Kamerat e sigurisë tregojnë se 34-vjeçari ka lënë punën në mesnatë dhe është larguar për në shtëpi.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar mbi 10 persona për këtë ngjarje.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një person u gjet i pajetë në afërsi të banesës së tij, në lagjen “Kushtrimi”.Nga veprimet paraprake viktima rezultoi pa shenja dhune, por, pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34-vjeçarit me iniciale K.D., konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos