“Nga mediat e mora vesh që isha në kërkim”, dëshmia në polici e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 18:26 | Kronikë
“Nga mediat e mora vesh që isha në kërkim”,

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, ka dëshmuar në polici se vetëm nga mediat e ka marrë vesh që ishte në kërkim.

Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.

34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, deklaroi: "U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/07/gjendet-pas-disa-ore-kerkimesh-kryesekretarja-e-gjykates-se-lezhes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos