Pas më shumë se 2 javë nga ekzekutimi i 66-vjeçarit Behar Sofia, Policia e Shtetit ka mundur të arrestojë autorët e dyshuar të ngjarjes. Në pranga ra 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili u soll në Tiranë nga Podgorica e Malit të Zi, ku ishte arratisur pas vrasjes. Ai tregoi edhe emrat e 3 bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa policia kërkoi armën e krimit në lumin e Lanës, pa mundur ta gjente. (A2 Televizion)
Vrasja e Behar Sofisë, zbulohet grupi i vrasjes "50 mijë euroshe", në pranga dhe ekzekutori
