Vrasja e biznesmenit në Laç, policia identifikon autorët

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 11:44 | Kronikë
Vrasja e biznesmenit në Laç, policia identifikon autorët

Policia ka arritur që të identifikojë autorët e vrasjes së biznesmenit në Laç, ngjarje që ndodhi paraditen e sotme.

Sipas burimeve të A2 CNN, nga grupi hetimor, është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë dhe po punohet për kapjen e tij. Ky person ka pasur konflikte në të kaluarën me biznesmenin e vrarë.

Mendohet se autori i vrasjes ka pasur edhe një bashkëpunëtor. Forcat e FNSH-së po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e dy personave, që mendohet se mund të jenë babë e bir. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/10/lac-vritet-me-arme-zjarri-nje-person-ndodhej-ne-automjetin-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos