
"Nuk kam identifikuar dot autorët e ngjarjes, u hutova, hapa derën e makinës dhe rashe në tokë", këto kanë qenë disa nga pohimet që ka dëshmuar para grupit hetimor dëshmitari okular, ende anonim, i vrasjes së Mond Çekiçit mëngjesit të djeshëm në lagjen 16 në Durrës.
Ndërtuesi, mik i Çekiçit, prej kohësh e shoqëronte atë në lëvizjet jashtë banesës.
Ndërkohë që mësohet se viktima pak kohë më parë, ka blerë një mjet të blinduar me të cilën dilte herë pas here. Pistat në të cilat është fokusuar grupi hetimor janë ato të prishjes së pazareve të drogës apo përplasjeve mes grupeve rivale të botës së krimit, ndërsa pjesë e hetimit është bërë dhe vrasja e 2 muajve më parë të Edmir Bregut, alias Jetmir Bregu ose Ilir Kuci, mikut të 40 vjeçarit Edmond Koçi (Mond Çekiçi).
Deri më tani janë shoqëruar mbi 40 persona, por ende mes tyre nuk ka asnjë të dyshuar për autorësinë e ngjarjes. (A2 Televizion)