Arrestohet në Nikel, Albert Zaja një nga autoret e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit, më 1 shkurt në Fier.
Kastrati u vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, në Fier, dhe për atë vrasje ishin shpallur në kërkim 4 autorë të dyshuar.
Sipas deklaratës të Policisë, operacioni u organizua në Larushk. 37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.
Bëhet fjalë pikërisht për 37-vjeçarin Albert Zajën tashmë i arrestuar, si dhe për 29-vjeçarin Elmir Tufa nga Fushë Kruja, Elson Xheçuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Katër të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën dhe lëvizjet e tij për afro 2 muaj deri në ekzekutimin e 42-vjeçarit. (A2 Televizion)