Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, dënohen përjetë Ardian e Florenc Çapja

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 19:07 | Kronikë
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, dënohen përjetë Ardian e

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe të atit të tij, Nezirit në vitin 2012 në Elbasan.

Po ashtu, me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Olsi Leku. Kurse për Ervis Bardhin, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë proces, gjykata dha 15 vite burg.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja e babë e bir ndodhi në gusht të vitit 2012.

Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositës i vrasjes së dy personave, babë e bir. Vuajtja e dënimit për të do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/14/vrasja-e-babe-e-bir-ne-elbasan-zbardhet-deshmia-e-klajdi-dokolit/
https://a2news.com/2022/05/11/vrasja-e-babe-e-bir-rrefehet-i-penduari-porosi-nga-capja-thane-kemi-shtetin-pas-vetes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos