Prostitucion në mes të Pogradecit, në pranga tre persona, mes tyre pronarja e lokalit

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 13:48 | Kronikë
Prostitucion në mes të Pogradecit, në pranga tre persona, mes

Policia e Pogradecit ka evidentuar dhe goditur një veprimtari të kundërligjshme në fushën e prostitucionit, pas një hetimi 2-mujor, në kuadër të të cilit u arrestuar 3 shtetas të implikuar në këtë rast, njëra prej tyre, pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dhoksa Dhimitri, banuese në Pogradec, Ardiana Cake, 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe Eduart Zelollari, 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri, 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", njofton Policia e Pogradecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos