Vrasja e Hekuran Billës, gjykata vendos “arrest me burg” për Viktor Markun

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 11:25 | Kronikë
Vrasja e Hekuran Billës, gjykata vendos “arrest me burg”

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Markun, i dyshuar si atentatori i Hekuran Billës më 11 qershor.

Dje, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk u dha vendim për caktimin e masës së sigurisë, pasi gjykata mori kohë për të përcaktuar procedurën se si është përcjellë në Shqipëri Viktor Marku. Sipas avokatit të tij, Markut nuk i ishte prezantuar asnjë akt urdhër-ndalese mbi të cilin është zbatuar arrestimi i tij nga autoritetet e Malit të Zi.

Sot, prokurori i paraqiti gjykatës të gjitha dokumentet e shoqërimit të përpiluar nga autoritetet malazeze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos