
Policia e Komisariatit të Maliqit ka arrestuar një 34-vjeçar të akuzuar për vrasjen e shtetasit Gazmend Kurmaku të ndodhur në Fushë Labinot më 2 tetor të vitit të kaluar.
Behet fjalë për shtetasin Luan Dulellari, banues në fshatin Vloçisht. Ai akuzohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e kryer nga 33-vjeçari Erjon Llapushi. i cili për motive të dobëta në ambientet e një lokali goditi me grushte dhe sende të ndryshme viktimën e cila punonte aty si kamerier, e cila ndërroi jetë.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. (A2 Televizion)