Vrasja e Klodian Rashës, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 18:20 | Aktualitet

Në mesazhin e tij mbi vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri Rama u shpreh se ministri Lleshaj i kishte vënë në dispozicion dorëheqjen. Kryeministri theksoi se e vlerëson atë për sensin qytetar, ndërsa e distancoi nga ngjarja.  

“Lleshaj më vuri në dispozicion dorëheqjen e tij menjëherë pas ngjarjes. I thash të më presë të kthehem. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetare të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar”, u shpreh Rama.

Lajmi i dorëheqjen së Lleshajt është konfirmuar edhe nga Kryeministria. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se vendin e Sandër Lleshajt, pritet ta zerë një nga zv/ministrat aktualë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos