Shkarkimi i gjyqtarit Markelian Kuqo, Gjonaj: Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 17:33 | Aktualitet
Shkarkimi i gjyqtarit Markelian Kuqo, Gjonaj: Një tjetër provë se

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përshëndet vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Ministrja Gjonaj shprehet se kjo është “Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së”.

Ministrja e Drejtësisë ka reaguar “Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive”.

Ky reagim vjen pas vendimit të marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore shkarkim nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos