Flet nëna e dy vëllezërve të gjetur të vrarë në Maliq: Policia s’na ka thënë asgjë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 17:43 | Aktualitet
Flet nëna e dy vëllezërve të gjetur të vrarë

Engjëllushe Olldashi, Nëna e dy vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashin, të cilët u gjetën të vrarë këtë të enjte rreth orës 11:50 në fshatin Zvrinë, midis Pogradecit dhe Maliqit, është shprehur se kishte humbur kontaktet me djemtë e saj që në datën 7 dhjetor.

Ajo kërkon drejtësi për gjetjen e autorëve të këtij krimi të dyfishtë.

“Të dy djemtë humbën kontaktet në orën 22:00 të datës 7 dhjetor. Telefonat i kishin të fikur. Nuk di të kenë patur konflikte. Ata që e kanë bërë më mirë të më kërkonin mua po të kishin hall sesa më vranë djemtë. Lajmin e mora vesh nga mediat. Djemtë të dy ishin beqarë, i kisha fëmijë të vetëm. Punonin ku të mundnin. Kërkoj drejtësi të gjenden autorët. Policia nuk na ka thënë ende asgjë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/10/gjenden-trupat-e-dy-vellezerve-ne-maliq-te-vrare-me-arme-zjarri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos