Përveçse në Tiranë, protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.
Shkodra, Lezha, Durrësi, Elbasani, Korça, janë disa nga qytetet, ku me dhjetëra persona kanë ndezur qirinj pranë komisariateve të policisë.
Një sërë protestash janë zhvilluar në vend pasi 25-vjeçari, Klodian Rasha,u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. (A2 Televizion)