Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrest shtëpie për 2 ish-zv.drejtorët e policisë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 17:57 | Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrest shtëpie për 2 ish-zv.drejtorët e

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, Gjykata e po këtij rrethi ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për dy zëvendësdrejtorët e Policisë së qarkut të Elbasanit Albert Nushi dhe Niko Palla, të cilët një vit më parë ka qenë pranë vendngjarjes ku u ekzekutua me armë Pjerin Xhuvani, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Mësohet se ndaj dy ish-zv.drejtuesve të lartë të Policisë së Elbasanit janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe dëshmisë së rreme, në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Gjithashtu, e njëjta gjykatë ka vendosur masën e pezullimit nga detyra edhe të gjashtë efektivëve të tjerë të forcës së posaçme “Shqiponja”, të cilët gjithashtu kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, tashmë pjesë e dosjes së kësaj ngjarje do të jenë edhe ish-drejtues dhe efektivë të Policisë së Elbasanit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos