Ngjarje tragjike në Berat, makina përfundon në lumë, ndërron jetë nëna me fëmijën

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 15:13 | Kronikë
Ngjarje tragjike në Berat, makina përfundon në lumë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Berat, ku kanë ndërruar jetë dy persona, nëna bashkë me fëmijën e saj 6 vjeç.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz" ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos