
SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite burg për Elvis Gacajn. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Santiago Malkos, në gusht të vitit 2019 në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë.
Selmani u arrestua në prill të vitit 2020, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Santiago Malkos. I dyshuar dhe si i përfshirë në klanin “Duka”, Selmani ra në prangat e policisë në afërsi të maternitetit “Koço Glizoheni”.
Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Malkos, pasi u kap nga disa kamera sigurie teksa mblidhte mbeturina dhe i hidhte në një kosh pranë vendngjarjes. (A2 Televizion)