All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

U përplas nga një automjet, humb jetën 32-vjeçari që po lëvizte me biçikletë

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 19:46 | Kronikë
U përplas nga një automjet, humb jetën 32-vjeçari që
All - Paragraf - 1

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shijak. Bëhet e ditur se një automjet ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes por u kap më vonë gjatë mbrëmjes së sotme nga policia.

All - Paragraf - 3

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

All - Paragraf - 6

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

Informacion paraprak-Policia
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos