A2 ka siguruar foton e makinës së autorëve që vranë mëngjesin e së shtunës Edmond Çekiçin, ish anëtarin e bandës së Durrësit dhe mikun e Lul Berishës.

Bëhet fjalë për një makinë Benz me ngjyrë të zezë, i cili u gjet i djegur disa minuta pas vrasjes së Çekiçit, në një ngjarje që tronditi qytetin bregdetar mëngjesin e së shtunës.
Makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë, pak metra nga vendi ku dhe u ekzekutua Çekiçi. (A2 Televizion)