Gjykata e Vlorës lë në burg Andi Jonuzajn, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Beqirajt. Jonuzaj u arrestua nga policia vetëm pak momente pas ekzekutimit të 31-vjeçarit. Përveç tij, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në lidhje me vrasjen, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabrianin.
Andi Jonuzaj, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Taulant Beqirajt Viktima, Taulant Beqiraj, pas ekzekutimit Taulant Beqiraj ka përdorur edhe mbiemrin Manaj, ndërsa në trup iu gjet një kartë identiteti me emrin Tauland Gjikaj Jonuzaj në sallën e gjyqit Jonuzaj në sallën e gjyqit
31-vjeçari i ekzekutuar ka qenë një emër i lakuar për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në shkurt të vitit 2017, ai është arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Por, edhe pse fillimisht u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë, duke e dërguar në “arrest shtëpie”.
Vetëm 3 muaj më vonë, ai u arrestua përsëri pasi theu masën e sigurisë, por Apeli do ta lironte sërish. Vendimi i atëhershëm i gjykatës u kritikua nga Ministria e Brendshme, pasi masat lehtësuese po merreshin për një person me rrezikshmëri të lartë. (A2 Televizion)