Vrasja e vëllait të Misse Beqirit në Londër, publikohen detaje të reja

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 12:16 | Bota

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin Flamur 'Alex' Beqirit, rreth një vit më parë në Londër.

Policia bën me dije se 3 persona janë arrestuar në Suedi, si të dyshuar kryesorë për ekzekutimin e vëllait të yllit të “Real Housewives”, Misse Beqiri.

36-vjeçari, Flamur Beqiri, u qëllua disa herë me armë zjarri përpara syve të gruas dhe fëmijës në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në oborrin e shtëpisë.

Policia Britanike njofton se tashmë ngjarja është drejt zbardhjes pas arrestimit të 3 shtetasve suedezë në Stockholm, në bazë të një udhërarresti ndërkombëtar. Tashmë 3 të rinjtë presin që të ekstradohen drejt Britanisë.

Më herët, për këtë ngjarje, është arrestuar në Danimarkë 23-vjeçari, Anis Fouad Hemissi, i cili u ekstradua në Britani, në muajin qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos