“Zgjedhje farsë”, Algjeria voton mes protestave dhe bojkotit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 13:14 | Bota

Në Algjeri po mbahen zgjedhjet presidenciale, ku votojnë 24 milionë persona që kanë të drejtën e votës (në një popullsi totale që kalon 41 milionët).

Qendrat e votimit janë hapur mes tensioneve tepër të larta, ndërkohë që në garë janë paraqitur 5 kandidatë.

Protestuesit nuk mbështesin asnjërin prej tyre dhe i konsiderojnë këto zgjedhje një farsë që shërben për të mbajtur elitën politike në pushtet.

Ushtria, që është një faktor i rëndësishëm politik, e sheh votimin e sotëm si mundësinë e vetme për të rikthyer rendin në vend duke emëruar pasuesin e Abdelaziz Buteflika.

Ky i fundit u rrëzua nga pushteti pas dy dekadash në drejtim të Algjerisë, pas një sërë protestash të dhunshme. Edhe gjatë procesit të votimit manifestimet nuk janë ndalur, ndërsa qytetarë të shumtë bëjnë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos